Lisi i gjakut -  Arber Shabanaj

Lisi i gjakut (eBook)

(Kur fjalët vrasin)
eBook Download: EPUB
2024 | 1. Auflage
449 Seiten
neobooks Self-Publishing (Verlag)
978-3-7565-7065-2 (ISBN)
Systemvoraussetzungen
2,99 inkl. MwSt
  • Download sofort lieferbar
  • Zahlungsarten anzeigen
Për romanin 'Lisi i gjakut' Një libër që e meriton t'i hapet një dritë botimi. Ka brenda përjetime të sinqerta, dokumenton ngjarje historike, ka narracion të mençur dhe ka ritëm, duke mos rënë në monotoni. Është një libër që lexuesit duhet t'i shkojë pranë. Autori ka punuar me seriozitet dhe përkushtim dhe, përveçse letërsi artistike, rrëfimtari na ka sjellë fakte dhe dëshmi shumë interesante ...

Të nderuar miq të letërsisë, unë çuhem Arber Shabanaj, i lindur më 08 mars, 1970, në Gjakovë. Rrugën time drejt letërsisë e kam nisur me poezinë. Që në gjimnaz e më pas, përgjatë studimeve në universitet, poezia m'u bë shoqëruese dhe kështu, duke ecur, ne nuk iu ndamë më njëri-tjetrit. Libra unë shkruaj, sikurse në gjuhën Shqipe, edhe në atë Gjermane dhe veprat e mia munden të porositen përmes 'Buchhandel.de' (Amazon, Thalia). Falënderime të përzemërta. Arber Shabanaj

Të nderuar miq të letërsisë, unë çuhem Arber Shabanaj, i lindur më 08 mars, 1970, në Gjakovë. Rrugën time drejt letërsisë e kam nisur me poezinë. Që në gjimnaz e më pas, përgjatë studimeve në universitet, poezia m'u bë shoqëruese dhe kështu, duke ecur, ne nuk iu ndamë më njëri-tjetrit. Libra unë shkruaj, sikurse në gjuhën Shqipe, edhe në atë Gjermane dhe veprat e mia munden të porositen përmes "Buchhandel.de" (Amazon, Thalia). Falënderime të përzemërta. Arber Shabanaj

 

 

ARBER SHABANAJ


 

 

LISI I GJAKUT


(Kur fjalët vrasin)


 

ROMAN

 

 

Ky roman është i mbështetur në ngjarje të përjetuara.

 

Autori

 

 

Shtëpia Botuese “Neobooks”

 

 

Copyright © 2024 by Arber Shabanaj / Jembiter Liber®

Friedberg - Freistaat Bayern, Deutschland

 

 

 

 

Impressum:


 

 

Redaktor letrar: Arber Shabanaj / Jembiter Liber

Korrektor: Arber Shabanaj / Jembiter Liber

Design & Kopertina: Ermira Shabanaj

 

 

© Të gjitha të drejtat janë të autorit ®

Arber Shabanaj / Jembiter Liber

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi i materialeve që përmban ky libër me asnjë mjet apo formë, as me fotokopje, as pjesërisht pa lejen me shkrim të autorit.

 

 

Erschienen bei Neobooks

 

 

Verfasser / Urheber:

Jembiter Liber

as-arber@live.de

Tel.: +49 151 58 332 502

Arber Shabanaj / jembiter-liber

www.jembiter-liber.de

 

 

 

 

Parathënie


 

 

Të dashur lexues, më lejoni, t’ju prezentoj veprën time të botuar. Është një ndër veprat e para në fushë të letrave, por jo e para vepër e jetës s’ime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë, e kam shkruar gjatë luftës për liri. Pra, ky është një ditar i atyre ditëve të zjarrta, kur rinia kosovare (dhe jo vetëm ajo) hodhi pushkën në sup, dha edhe jetën, që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare.

Siç edhe do ta lexoni, libri ka shumë jetë, shumë dashuri e mbi të gjitha shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht e bëjnë apel, sidomos për brezat që do të vijnë; që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbërritur tek liria e pavarësia.

Si dëshmitar e protagonist i atyre viteve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të paidentifikuar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngre zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë. Gjithsesi unë, si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jam krenar për çfarë kam bërë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen - sikurse e ndjen edhe modestinë - se çdokush, që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës.

Ngadalë, kaluan dy dekada, qëkur Kosova është e lirë dhe pranverat e para kjo tanimë i celebron si e pavarur. Në varret e të rënëve ka veç lule të freskëta. Kështu do të ketë në çdo stinë të vitit. Janë këto lulet e shpirtit të Kosovës, të cilat për të rënët nuk do të vyshken kurrë.

Të gjitha këto, unë si autor, i kam thënë me detaje dhe vërtetësi. Po ashtu, jam munduar që në këtë libër të punoj me kujdes në sferën e literaturës, duke bërë maksimumin tim që t’i qëndroj besnik Shqipes standarde. Duke ditur se historiati i kombit tonë, shumë të çmueshëm Shqiptar, tanimë nuk trashëgohet vetëm gojarisht, por - fatlumësisht - ky transferohet edhe me shkrim, kështu në veprën time janë të interpretuara në formën më të drejtë të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës. Por jam i bindur, se ky kapitull historik, kaq kapital, i emërtuar si panteon i një kombi, nuk lejohet kurrë që të tretet në pluhurat e harresës. Sepse vetëm kështu mundemi njëhere dhe përgjithmonë të mësojmë nga gabimet.

Libri përbën një kontribut, jo të papërfillshëm, për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, shpresoj se çmohet nga lexuesit, që do ta marrin në duar. Me nderime dhe respekt, ju falënderoj!

 

Autori: Arber Shabanaj

 

 

 

 

Kapitulli I


 

 

Edhe pse Pranverë, në atë qytet të huaj, nuk e ndieja fare ardhjen e saj. Nuk ma kënaqte syrin, si më parë, asgjë, madje as arkitektura e lakmueshme e ndërtesave, ku tradita ndërtimore vinte aq natyrshëm me modernen, por as resurset e tjera, që e bënin të vizitueshëm këtë qytet nga turistët.

Jo vetëm se isha një i huaj, por sepse qindra e mijëra kilometra larg, Kosovës sime i kishte shkuar thika në asht. Andej NATO-ja kishte nisur bombardimet mbi Serbinë, në Kosovë paramilitarët serbë e udbashët, të mbështetur nga një makineri ushtarake e kobshme dhe e pashpirt, digjnin me unat e urrejtjes shekullore fshatra e qytete, zbonin nga vatrat e tyre me dhjetra mijëra familje shqiptare.

Pra, s’kisha se si ta shijoja pranverën në atë qytet të huaj. E ndërsa sytë i kisha mbase edhe të mbushur me lot e mendjen në Gjakovën time, dëgjova një zë jo fort të panjohur për mua, që më tha:

O Arber, allahile, a sytë e kaltërt i paske a?”

Jo, jo, mua më duken jeshile”, ia priti një tjetër që më ishte ulur përballë, prej kategorisë së atyre, të cilët ishin mësuar që luftën për çlirimin e Kosovës ta bënin nëpër tavolina kafeneje të klubeve të Botës.

Ngase nuk doja ta zgjasja me ta e as të më shihnin sytë e përlotur, përgjigjen ia ktheva Anitës:

Jo, Anitë, ngase ndoshta më ka reflektuar Dielli fytyrën e sytë duken ashtu.”

Por ai, i cili akoma nuk e kishte kuptuar, se për ç’arsye nga të gjithë çuhej “Sharlatan”, ishte më i rafinuar se unë për të tjerrë bisedën e për ta çuar në atë hulli që donte ai:

Kah flet ti, Arber, mua më duket se nuk kuptoj hiç, se unë flas ‘katundarçe’.”

Se ku gjuajti ai me fjalë, unë e kuptova. Qeshë edukuar të flisja sipas normave letrare e ai, jo vetëm njëherë, ma kishte shprehur një mendim të tillë, se, kinse, mënyra e ime e të folurit nuk kuptohej nga njerëzit e thjeshtë.

Shpërfilljen time ai më së shumti e mori përmes fjalëve të Teutës, e cila tha:

Mylle, more ti, ky flet bash bukur.”

Atëhere “Sharlatani” i hoqi thonjëzat që i vija unë, dhe iu vërsul:

Shuj, moj ti, se po ta ... nanën!”

Ato fjalë të pista natyrisht që nuk ishin të denja për njerëz seriozë e aq më shumë për një mashkull përballë një femre.

Ju lutem, të mos i japim ngjyrë tjetër qëndrimit tonë. Pos tjerash, ofendimin e kemi kopjuar nga shkijet e ndoshta, tani që ti e zure në gojë nënën e Teutës, ajo mund të ketë mbaruar diku nëpër ato shkrepa lufte, nën granatimet serbe”, ndërhyri Ardiani, i cili më ishte ulur pranë. Ky ma kënaqte me të vërtetë shpirtin. Edhe pse më i ri se unë në moshë, shpesh herë e pyesja për shumëçka. Ardiani studionte në gjimnazin e qytetit dhe më vonë e kishte ndërmend të vijonte universitetin. Kishte ardhur që në moshën 15. vjeçare në Gjermani dhe këtu po formohej si njeri e si atdhetar. Kjo pjekuri e tij më lumturonte, jo thjesht se e kisha vëlla, por duke marrë parasysh, se këtu një pjesë e mirë e shoqërisë është e degjeneruar e plot me vese. Ardiani nuk i ishte dorëzuar kurrë lakmimeve të kësaj jete dhe e ka gjetur veten.

Ty të faleminderit, o Ardian, për përkrahjen që po më bën, por mos kij dert, se nëna e ime është duke fjetur në gjumë deri në ora dymbëdhjetë”, ndërhyri Teuta.

Këtu e paske nënën?”, pyeti Ardiani me çiltërsinë e një adoleshenti.

Po, po, nënën, babain, vëllanë ... Të gjithë këtu janë”, ia ktheu ajo.

Ndjehesha keq me “Sharlatanin” në një tavolinë. Ky njeri më ngjante fort i shpifur. Ishte i cekët, mashtrues, i paturpshëm, i cili gjithmonë përpiqej ta shiste sapunin për djathë, e këtë ai e bënte sidomos para turmës. Shkurt një batakçi, që nuk e kishte shokun!

A e dini, se ne shqiptarët duam vetëm të hamë kot!”, kumtoi ai, sikur medemek se ç’po thoshte....

Erscheint lt. Verlag 24.1.2024
Verlagsort Berlin
Sprache deutsch
Themenwelt Literatur Biografien / Erfahrungsberichte
Sozialwissenschaften Politik / Verwaltung
Schlagworte Kosova • Lufta • NATO • Pashtriku
ISBN-10 3-7565-7065-7 / 3756570657
ISBN-13 978-3-7565-7065-2 / 9783756570652
Haben Sie eine Frage zum Produkt?
EPUBEPUB (Wasserzeichen)
E-Book Endkundennutzungsbedinungen des Verlages

DRM: Digitales Wasserzeichen
Dieses eBook enthält ein digitales Wasser­zeichen und ist damit für Sie persona­lisiert. Bei einer missbräuch­lichen Weiter­gabe des eBooks an Dritte ist eine Rück­ver­folgung an die Quelle möglich.

Dateiformat: EPUB (Electronic Publication)
EPUB ist ein offener Standard für eBooks und eignet sich besonders zur Darstellung von Belle­tristik und Sach­büchern. Der Fließ­text wird dynamisch an die Display- und Schrift­größe ange­passt. Auch für mobile Lese­geräte ist EPUB daher gut geeignet.

Systemvoraussetzungen:
PC/Mac: Mit einem PC oder Mac können Sie dieses eBook lesen. Sie benötigen dafür die kostenlose Software Adobe Digital Editions.
eReader: Dieses eBook kann mit (fast) allen eBook-Readern gelesen werden. Mit dem amazon-Kindle ist es aber nicht kompatibel.
Smartphone/Tablet: Egal ob Apple oder Android, dieses eBook können Sie lesen. Sie benötigen dafür eine kostenlose App.
Geräteliste und zusätzliche Hinweise

Buying eBooks from abroad
For tax law reasons we can sell eBooks just within Germany and Switzerland. Regrettably we cannot fulfill eBook-orders from other countries.

Mehr entdecken
aus dem Bereich
Caspar David Friedrichs Reise durch die Zeiten

von Florian Illies

eBook Download (2023)
S. Fischer Verlag GmbH
22,99
Eine Familiengeschichte der Menschheit

von Simon Sebag Montefiore

eBook Download (2023)
Klett-Cotta (Verlag)
38,99
Die Biografie

von Walter Isaacson

eBook Download (2023)
C. Bertelsmann (Verlag)
24,99